Emërohen dy anëtarë të bordit të “Ibër Lepencit”

Ekonomia May 21, 2018 - 09:45
Valdrin Lluka propozoi dy emrat

Qeveria ka emëruar Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi anëtarë të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka propozoi dy emrat për plotësimin e bordit të drejtorëve.

Sipas tij, ky bord nuk është funksional dhe emërimi i dy anëtarëve është i rëndësishëm për funksionimin e ndërmarrjes.

“Afarizmi i ndërmarrjeve publike është përgjegjësi e bordit të drejtorëve. Plotësimi i bordeve është detyre e qeverisë. Ky bord nuk është funksional dhe emërimi i dy anëtarëve është rol i rëndësishëm”.

“Emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes siç parashihet me dispozitat ligjore.  Dy të propozuarit janë Ejup Visoka, Mehmet Ballazhi”.

Qeveria në mbledhjen e 8 majit kishte marrë vendim për shkarkimin e katër drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci.

Anëtarët e shkarkuar janë: Fatos Salihi, Albiona Maloku, Imer Hamiti dhe Sami Veliu.