Sindikata e PTK-së i reagon ministrit Lluka për uljen e pagave

Ekonomia May 19, 2018 - 15:50
Lexo detajet

Sindikata e Post Telekomit të Kosovës (PTK), përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili po qëndron pas asaj se do t'i ulë pagat e punëtorëve të PTK-së.

Në kumtesë thuhet se ministri Lluka pa pikë marre del dhe kërkon që milionat e zhvatura nga krimi të paguhen me pagat e punëtorëve tanë.

LEXO EDHE: Lluka: Nga muaji i ardhshëm punonjësve të Telekomit u ulen pagat

Ata kanë thënë se ministri po akuzon mediat për shpifje se do të ketë ulje pagash për 40 përqind dhe se ai është munduar ta arsyetoj vetën se nuk ka lidhje me Z-mobile, por ministri Lluka këtë po bënë sepse ai vetë është pjesë e krimit, duke parë se ka qenë drejtor i marketingut dhe shitjes në Z-mobile.

Sindikata e PTK-së kanë thënë se nuk do të lejojnë të ulën pagat dhe as të shkatërrohet kompania, dhe sipas tyre ministri po dëshiron ta bëjë Z-mobilin pronar të Telekomit të Kosovës.

Postimi i plotë i reagimit të Sindikatës së PTK-së:

REAGIM NDAJ DEKLARATËS TË MINISTRIT VALDRIN LUKA – ARGATIT TE Z-MOBILE

Të nderuar punëtor, media dhe opinon publik,
Kur të gjithë sot jemi për një Kosovë ma të mirë pa krim dhe korrupsion, Ministri pa pikë marrje del dhe kërkon që milionat e zhvatur nga krimi të paguhen me pagat e punëtorëve.

Ministri gjatë takimit që kemi pasur ka akuzuar mediat se po shpifin për 40% ulje të pagave si dhe ministri gjatë gjithë kohës është munduar të arsyeton veten se në Z-mobile ka punuar me page dhe nuk ka asnjë lidhje me ta, ndërsa tash po na del dhe vërteton atë që Ne e kemi thëne prej fillimi që është pjesë e krimit sepse ka qenë drejtor i marketingut dhe shitjes ne Z-mobile, ku me pozitën që e tash e ka dëshiron që ish-shefave (Z-mobile) t’ju pagojë milionat dhe të shkojë edhe më tej.

FSP-PTK përsëritë se NUK do të lejojë uljen e pagave dhe as shkatërrimin e kompanisë, që përmes gjoja se Investimeve strategjike nga jashtë (me kompani të huaja), Ministri po dëshiron ta bëjë Z-mobilin pronar të Telekomit të Kosovës. Ketë strategji të Ministrit e cila është e dëmshme për punëtoret dhe kompaninë NUK do ta lejojmë të zbatohet edhe është nevoja edhe me JETEN tonë do ta mbrojmë.

FSP PTK fton punëtoret, shoqërinë civile, deputet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, t’I bashkëngjiten kauzës tonë sepse po tentohet të fillon me Telekomin dhe nesër do të zhvaten edhe ndërmarrjet tjera.

FSP PTK edhe njëherë ju bëjmë me dije Institucioneve Shtetërore, që mirëqenien dhe djersen e punëtorëve NUK GUXONI me prek sepse me shume sakrificë, mund, djerës e kemi ndërtu Telekomin, prandaj do ta mbrojme me të gjitha format edhe nëse është nevoja VET pa ndihmen e Shtetit do të luftojmë me krimin.

FSP PTK do të ju informojë për të gjitha veprimet!