109 automjete të Policisë presin me vite për t’u servisuar

Ekonomia May 17, 2018 - 13:43
Lexoni më shumë detaje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur parregullsi edhe gjatë menaxhimit me flotën e automjeteve të PK–së, ku bëhet edhe servisimi dhe riparimi i automjeteve vazhdon të jetë i dobët, raporton zëri.info 

Sipas ZKA-së, vonesat në riparimin e automjeteve ishin të stërzgjatura, ku një numër i automjeteve ishte në pritje për servisim nga viti 2016.

LEXO EDHE: Qindra zyrtarë policorë mbajnë pozita në mospërputhje me gradat (DOKUMENT)

“Arsyet e pritjeve kaq të gjata të automjeteve për riparim, sipas zyrtarëve të flotës, ishin: lloje të ndryshme të automjeteve dhe defekte të natyrave të ndryshme (për të cilat kërkohet njohuri adekuate), numër i vogël i personelit, mungesa e pjesëve rezervë, si dhe vjetërsia e automjeteve. Numri i automjeteve që presin për riparim përfshinte 32 automjete nga viti 2016 dhe 77 automjete në vitin 2017. Në lidhje me ketë çështje ne kemi rekomanduar edhe gjatë viteve të kaluara, por nuk janë ndërmarrë masa për përmirësimin e gjendjes”, thuhet në draftraportin e ZKA-së të cilin ka arritur ta siguroj gazeta “Zëri”

Sipas ZKA-së, dobësitë në menaxhimin e flotës së automjeteve tregojnë se kontrollet e brendshme në këtë fushë ende nuk e kanë arritur nivelin e duhur.

Kjo e rrit rrezikun e menaxhimit jo të mirë, zhvlerësimit në pritje të automjeteve dhe humbjes së pjesëve të tyre, raporton zëri.info  / Zëri