Ky është numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë

Ekonomia May 16, 2018 - 12:23
Lexo detajet

Rreth 65 mijë automjete në Kosovë po llogaritet të  jenë të pasiguruara. Madje kjo çështje po theksohet si problematike për pajisjen e Kosovës me "Karton të Gjelbër".

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku tha se ky numër kaq i madh i automjeteve të pasiguruara  është i padrejtë për qytetarët që paguajnë për sigurimin e veturave të tyre si dhe përpjekjet për "Karton të Gjelbër"

"65 mijë automjete të pasiguruara, kjo  është e padrejtë për përpjekjet tona për Karton të Gjelbër", tha Abdixhiku, raporton Zëri. Info

Kundërshtimin për këtë, e shprehi edhe zëvendëskryetarja e këtij Komisoni, Safete Hadërgjonaj. /Zëri/