Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe ai i Turqisë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Ekonomia May 15, 2018 - 16:03
Detajet

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditori i Përgjithshëm i Gjykatës Turke të Llogarive, Seyit Ahmet Bash,  kanë nënshkruar Memorandumin e  Mirëkuptimit.  Akti formal i nënshkrimit u zhvillua në  margjinat e konferencës së nivelit të lartë. 

 “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në Sektorin Publik” e cila po mbahet sot në Sofje,  organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë. Nënshkrimi u bë në prezencën e përfaqësuesve të 27 Institucioneve Supreme të Auditimit nga  vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE. Osmani dhe Bash u shprehën se janë të përkushtuar në intensifikimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e këtij Memorandumi.