Auditori Përgjithshëm, po merr pjesë në konferencë së nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë.

Ekonomia May 15, 2018 - 16:01
Detajet

 Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, po merr pjesë në punimet e konferencë së nivelit të lartë.

“Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në Sektorin Publik”e cila po mabeht sot në Sofje, e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë nën Presidencën Bullgare të Bashkimit Evropian. Në këtë konferencë po marrin pjesë krerët dhe përfaqësues nga 27 Institucione Supreme të Auditimit të shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në be dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Punimet e konferencës do të zhvillohen në katër panele me  temat mbi pavarësinë institucionale – faktorët kyç për efektivitetin e një ISA;  auditimet e bazuara mbi vlera; modernizimin e kapaciteteve administrative – shembulli i qeverisjes së mirë ne sektorin publik; dhe komunikimi me palët e interesit për të rritur besimin e qytetarëve.

Përveç paneleve u zhvillua edhe një forum i veçantë me temën “Institucion Suprem i Auditimit – të jesh organizatë model për qeverisje të mirë” panel i të cilit ishte Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, besnik Osmani, së bashku me Auditoren e Përgjithshme të Finalnadës, Tytti Yli – Viikari, Auditorin e Përgjithshëm të Turqisë, Seyit Ahmet Bash, dhe Auditorin e Përgjithshëm të Slovenisë, Tomash Vesel. Në këtë forum, Osmani, ka bërë një prezantim për kredibilitetin, integritetin dhe pavarësinë institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Auditori ka theksuar në veçanti rreziqet që mund të ndikojnë dhe afektojnë një ISA për të qenë organizatë model për qeverisje të mirë. Në këtë konferencë Auditori i Përgjithshëm po shoqërohet nga bashkëpunëtorët Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe Safet Berisha, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Ligjore në Auditim.