Ekonomia

Veseli: Infrastruktura, parakusht i zhvillimit ekonomik

Veseli: Infrastruktura, parakusht i zhvillimit ekonomik
14 maj 2018 • 11 : 12

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për vazhdimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë, e cila sipas tij do të ndikoj në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë, që do të mbajë emrin e tre heronjve - Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha - shënon një hap drejt përmbylljes së ndërtimit të infrastrukturës sonë rrugore, që është nga më modernet në rajon. Kjo rrugë do të shkojë deri në Jarinjë, për ta lidhur kështu Kosovën me korridoret e reja ndërkombëtare. Autostradat tona nuk janë veç një mundësi më e lehtë qarkullimi, por do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit dhe rrjedhimisht hapjes së vendeve të reja të punës”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari Veseli, transmeton "Zeri.info".

Vazhdimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë kryeparlamentari Veseli e kishte premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.

© zëri.info