Fillon qarkullimi i mallrave komerciale përmes Gllobuçicës

Ekonomia May 11, 2018 - 14:41
Detajet

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar njoftimin nga pala maqedonase lidhur me lejimin e trafikut komercial përmes Pikë kalimin Gllobuçicë.

Dogana maqedonase ka kryer përgatitjet e nevojshme infrastrukturore dhe se tani ka filluar qarkullimi i mallrave komerciale në Gllobuqicë.

Sipas doganës së Kosovës puna është duke rrjedhur normalisht pa ndonjë problematikë