Sigurohen 80 milionë euro për autostradën Kijevë – Zahaq

Ekonomia May 11, 2018 - 11:07
Lexo detajet

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për t’i rekomanduar presidentit të Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja financiare për këtë projekt ka vlerën 80 milionë euro.

Kjo marrëveshje kompleton financimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për autostradën Kijevë-Zahaq, e cila financohet me 71 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 17 milionë euro fonde nga burimet tjera.