ATK ka tërhequr fituesit e kuponëve fiskal

Ekonomia May 11, 2018 - 09:51
Lexo detajet

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 10 Maj ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tre mujorit të parë (TM1) për këtë vit, transmeton "Zëri.info". 

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. 

Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.

Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 14 Maj deri me datën 18 Maj, nga ora 8:00- 16:00.Image

Lista e fituesve mund të shkarkohet këtu apo vizitoni linkun http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponat-fiskal/

Për më shumë informata lidhur me gjendjen e plikos tuaj ju lutem vizitoni linkun https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi