10 maj, çel siparin panairi “M SORA Expo,2018 – Dyert e hapura”

Ekonomia May 09, 2018 - 10:05
Lexo detajet

Me datë 10 maj në orën 12.00 çel siparin panairi profesional M SORA Expo,2018  – “Dyert e hapura” që bën bashkë investitorët dhe bizneset në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, në sektorin e montimit të dritareve, materialeve për montim dyersh, instalim dyer, instalim dritare, aluminist, aksesore, vegla, etj.

Në këtë panair të specializuar do të ekspozojnë 15 kompani partnere gjermane dhe evropiane të M SORA, për të prezantuar drejtperdrejt gamën e tyre (për herë të parë në Shqipëri) për ndërtuesit, prodhuesit e dyerve e dritarëve, bizneseve të ndertimit dhe për arkitektët e inxhinierët nga vendet shqipfolëse.

Këto kompani gjermane dhe evropiane do të prezantohet për herë të parë në Shqipëri  dhe janë të interesuar të  mbështesim prodhuesit shqiptar të rajonit, si dhe të takojnë drejtpërdrejtë fabrikat me të cilat furnizohen, të shkëmbejne  ide dhe eksperienca mbi sektorin dhe produktet.

Të gjitha këto fabrika gjermane kanë ekspozuar në panairin botëror të dyerve dhe dritarëve në Nurenberg, Gjermani në Mars 2018 dhe është një moment i mirë për kompanitë shqiptare që nuk kanë vizituar këtë panair të jetë ditën e enjte, ora 12, pranë ambienteve të Kompanisë M Sora, adresa:  Fushë-Prezë,autostrada Vorë-Fushë Krujë, Km3,Tiranë (Shqiperi) në datat 10-11 Maj 2018.

Gjatë panairit do të mbahen seminare për arkitektë dhe inxhinierë mbi detajet e produkteve të tyre. Seminaret janë organizuar në gjuhë gjermane, angleze dhe italiane, me përkthyes në shqip. Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në 18:00. /Faktor.al

Image