Haradinaj tregon pse e përkrah shkarkimin e bordit të drejtorëve të 'Ibër Lepencit'
Ekonomia
May 08, 2018 - 16:21
Detajet
Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, është pyetur nga gazetarët se pse e perkrahu në parim kërkesën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka raporton "Zeri.info".
"Është e drejt e secilit antarë të Qeverisë që ta ketë mendimin e tij për secilën qështje. Ministri Lluka është duke e bërë një detyrë që nuk është punë qefi por duhet të vendoset një diciplinë.
Në parim isha me Ministrin, sepse e ndjej se duhet të i diciplinojmë këto kompani sepse nuk është gjendja e mirë në to", tha Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ngushëlloi edhe familjarët e dy policëve qe humbën jetën në magjistralen Kaqanik-Ferizaj/Zëri