Lluka: Punëtorëve të Postës dhe Telekomit nuk iu zbriten pagat

Ekonomia May 04, 2018 - 17:19
Detajet

Qeveria e Kosoëvs nuk ka marrë vendim që punëtorëve të Postës dhe Telekomit t’iu zbriten pagat në 40 për qind siç u raportua gjatë ditës.

Lajmin e ka mohuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Në një prononcim për “Zërin”, Lluka ka demantuar lajmin, derisa ka treguar se janë duke shqyrtuar mundësitë për propozimin e bordit të ri të Postës, për të cilin thotë se janë në pritje të komitetit ndërministror, që pas disa shqyrtimeve të dërgojnë emrat në Qeveri.

“Nuk është e vërtetë se Qeveria ka marrë vendim për zvogëlimin e pagave.

Janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë që të propozohet bordi i ri i Postës që do të vie, mirëpo nuk është marrë ndonjë vendim final.

Javën që vjen presim komitetin ndërministror që të shqyrtoj kërkesat, me i pa masat emergjente të cilat i rishqyrtojmë dhe pastaj t’i dërgojmë në Qeveri”, ka thënë Lluka.

Ndryshe gjatë ditës ka qarkulluar një lajm në medie, se Qeveria ka marrë vendim që pagat e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të ulen në 40 për qind.