Ndërmarrja ‘Iber Lepenc’ me mbi 4 milionë euro humbje, Bordi shkep bonuse!

Ekonomia May 04, 2018 - 17:07
DETAJET

Mungesa e kuorumit në mbledhjen e Qeverisë, e cila është dashur të mbahet sot (e premte) në ora 14:00 ka “shpëtuar” nga shkarkimi për tre ditë katër anëtarët e bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, të cilët me 10 prill, kishin votuar për ndarje të shpërblimeve për përformancë të mirë të ndërmarrjes, si dhe ndarjen e pagës së 13-të, raporton zëri.info.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mbledhjen e radhës së Qeverisë e cila do të mbahet të martën, kabineti Qeveritar do të shkarkojë katër anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrje: Sami Veliun, Fatos Salihun, Imer Hamitin dhe Albiona Malokun, raporton zëri.info.

Ky vendim pritet të merret pas humbjeve që ndërmarrja thuhet se ka shënuar vitin e kaluar në vlerën prej 4 milionë e 177 mijë eurosh.

“Duke pasur në konsideratë që ndërmarrja hidro-ekonomike “Ibër Lepenc” SH.A për vitin 2017 ka shënuar humbje neto në vlerë 4.177.032 euro, sipas raportit të Auditorit të Pavarur, vendimi i tillë cenon skajshmërisht likuiditetin e ndërmarrjes duke krijuar situatë të pafavorshme për ndërmarrjen dhe aksionarin” thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar “Zëri”.

Në arsyetim të vendimit thuhet se ky vendim është në kundërshtim me ligjin. Vendimi është nënshkruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe sekretari i përgjithshëm i MZHE-së Nazmi Zenelaj, raporton zëri.info / Zëri

Image

Image

Image