Kuçi: Bizneset mund të jenë të pa përgatitura për tregun e Unionit Evropian

Ekonomia May 03, 2018 - 14:06
Lexo detajet

Hajredin Kuçi, profesor i së Drejtës Private Ndërkombëtare dhe të Drejtës së BE-së, tha se bizneset kosovare mund të jenë të pa përgatitura për të hyrë në tregun e Unionit Evropian, raporton “Zëri.info”.                            

"Për hyrje në tregun e Unionit Evropian, mund të jenë të pa përgatitura bizneset tona. Unioni Evropian nuk i ndryshon rregullat për ne, por ne duhet t'i ndryshojmë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që këtë punë ta bëjmë bashkërisht", tha ai.

Ndërsa, Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se  Kodi Civil është baza për sundim të ligjit.

"Bërthama ligjore e sundimit të rendit dhe ligjit është Kodi Civil. Ai është ligji më i rëndësishëm ku duhet të bazohet zhvillimi ekonomik. Kosova ka problem me implementim të legjislacionit dhe ka nevojë për reformim të tij", tha ai./Zëri.