Ministri Lluka: Rroga mesatare në Telekom mbi 1,000 euro

Ekonomia May 02, 2018 - 23:40
Ministri Lluka flet për gjendjen e Telekomit

Pagat në Telekomin e Kosovës vazhdojnë të mbesin enorme.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ishte i ftuar në emisionin debatues Click në RTV 21.

Pasi deklaroi se numri i punëtorëve po e rëndonte gjendjen e Telekomit, ai vazhdoi duke theksuar se edhe më shumë e rëndon paga mesatare, shkruan rtv21.tv.

Lluka herën e fundit kishte raportuar se paga mesatare në Telekom është rreth 980 euro, mirëpo në raportin e fundit thuhet se kjo është rreth 1.100-1.150 euro.

Kjo pagë mesatare i kushton Telekomit 26 milionë euro në vit, e për këtë ministri deklaron se duhet bërë rikonstruktime, pasi pa to Telekomi është i pashpëtueshëm.