50 punëtorë shqiptarë bllokojnë kufirin në Mal të Zi

Ekonomia May 02, 2018 - 16:39
Ja arsyeja

Policia malazeze nuk i ka lejuar të kalojnë kufirin në Murriqan disa punëtorë shqiptarë, ndërkohë ka kërkuar nga ta të paguajnë të paktën 50 euro në muaj.

Pas ndalimit rreth 50 punëtorë të revoltuar nga vendimi i policisë malazeze kanë bllokuar rrugën për tre orë në zonën neutrale të kufijve, raporton ‘Blic’, përcjell lajmi.net.

Pretendohet se punëtorët fizikë punojnë në Tuz për një pagesë prej 15 eurosh.

LEXO EDHE: Mbi 3 miliardë euro për autostrada

Ata shkojnë çdo mëngjes në Mal të Zi dhe kthehen në mbrëmje