MF: Dalin pagat e prillit për shërbyesit civil

Ekonomia April 27, 2018 - 14:24
Lexo detajet

Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill, transmeton “Zëri.info”.

“Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë të punësuarëve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji”, thuhet në njoftimin e ministrisë së financave. /Zëri/