Ekonomia

Smaka kritikon Qeverinë dhe presidentin për moskthimin e Fondit Pensional nga Serbia

Smaka kritikon Qeverinë dhe presidentin për moskthimin e Fondit Pensional nga Serbia
25 prill 2018 • 14 : 23

Lexo detajet

Njohësi i çështjeve kushtetuese në Kosovë, Riza Smaka në tryezën ku po diskutohet për  statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi, ka kritikuar Qeverinë dhe presidentin se nuk kanë bërë sa duhet për kthimin e fondit pensional të kosovarëve nga shteti serb, raporton “Zëri.info”.

"Qeveria nuk ka bërë atë që do të duhej ta bënte. Ne duhet të jemi konciz. Nuk është me rëndësi çfarë ishte sistemi. Pushtetarët serb më 1999 pa asnjë procedurë 61 mijë e 700 pensionistëve u kanë ndërprerë pagesat e pensioneve", ka thënë ai.

LEXO EDHE: Pensionistët kosovarë "këmbëngulin' për kthimin e Fondit Pensional nga Serbia

Sipas tij, qeveria dhe presidenti nuk do të duhej të pranonin të bënin asnjë bisedim me Serbinë pa u diskutuar çështja e pensioneve.

"Qeveria edhe presidenti do të duhej që në këtë çështje nuk do të duhej të pranonin të zhvillohej asnjë bisedim me Serbinë pa u futur kjo çështje si temë elementare. Qeveria nuk e ka bërë atë që ka mundur të bëj", ka përfunduar Smaka.

Në tryezë diskutimi po marrin pjesë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës/Zëri/

© zëri.info