Vala-s dhe Ipko-s i shtohet konkurrenca, po vjen operatori i ri

Ekonomia April 23, 2018 - 13:11
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Krahas Vala-s e Ipko-s, shumë shpejtë Kosovës mund ti shtohet edhe një operator i ri i telefonisë mobile.

Brenda gjashtë muajsh Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) planifikon të hapë mundësinë që edhe operatorë të rinj të aplikojnë për brez të ri frekuencor.

Këtë e ka konfirmuat për Infokusi kreu i ARKEP-it, Kreshik Gashi, e qe nënkupton që vitin e ardhshëm përveq operatorëve ekzistues mund të futet në treg edhe ndonjë kompani e re që ofron shërbime të telekomunikimit.

“Ende nuk ka ndonjë datë të saktë për operatorin e tretë. Mund të ndodhë gjatë këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm”, thotë Gashi për Infokusin.

Por, sipas tij, gjithçka varet nga konsultimet me Qeverinë e Kosovës dhe analizën e detajuar që do ti bëhet tregut vendës para hapjes së aplikimit për brez të ri frekuencor.

Në bazë të procedurave standarde e tërë procedura e konsultimeve zgjatë gjashtë muaj./INFOKUSI