Ekonomia

Irani ndalon përdorimin e kriptovalutave

Irani ndalon përdorimin e kriptovalutave
23 prill 2018 • 11 : 03

Ekonomia

Irani ka ndaluar përdorimin e kriptovalutave në banka dhe institucione tjera financiare.

“Përdorimi i bitcoin-it dhe kriptovalutave tjera është ndaluar në Qendrën Monetare Shtetërore dhe institucionet tjera financiare”, është thënë përmes një deklarate nga Banka Qendrore.

Ky vendim ishte bërë i ditur në dhjetor nga një komitet qeveritar, mirëpo tani është vënë në zbatim.

Ndalimi është i nevojshëm, “pasi të gjitha kriptovalutat kanë kapacitet për t’u përdorur në financim të terrorizmit apo për transferim të parave të kriminelëve”, është thënë përmes një deklarate të Bankës.

Disa individë iranianë i konsiderojnë kriptovalutat si mundësi për tejkalim të vështirësive të lidhura me sanksione ndërkombëtare.

© zëri.info