Ekonomia

Alarmon Bordi: Telekomi ka rrezik të falimentojë

Alarmon Bordi: Telekomi ka rrezik të falimentojë
23 prill 2018 • 09 : 46

Në lidhje me falimentimin e Telekomit të Kosovës për shkak të borxheve të mëdha pati raportuar kohë më parë edhe gazeta 'Zëri'

Anëtarë të bordit të Telekomit të Kosovës, kanë alarmuar për gjendjen rëndë financiare në të cilën gjendet Telekomi, raporton “Zeri.info”.

“Telekomi gjendet në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. 60 milionë euro janë borxhe. Janë keqmenaxhuar në maksimum fondet për këtë Telekom. Ka mungesa në infrastrukturë. Kalimi në kodin +383, mbyllja e borxhit me “Z Mobile”...", ka thënë anëtarja e këtij bordi Besa Shatri.

Në lidhje me falimentimin e Telekomit të Kosovës për shkak të borxheve të mëdha, gazeta “Zëri”, pati raportuar në muajin shkurt të këtij viti.

LEXO EDHE: Telekomi drejt humnerës, 31 milionë euro humbje

Ajo ka thënë se nëse nuk veprohet shpejt ka rrezik që Telekomi të bie në duar të borxhlinjve, raporton “Zeri.info”.

“Nëse nuk veprohet shpejt ka rrezik të falimentimit të Telekomit ka rrezik që Telekomi të bie në duar të borxhlinjve dhe të mos jetë më në duart tuaja", ka përfunduar ajo. /ZËRI/

© zëri.info