'Eurokoha' prezantoi ofertën turistike për vitin 2018

Ekonomia April 19, 2018 - 23:19

Kompania “Eurokoha” edhe këtë vit për klientët e saj ka siguruar aranzhmane në hotelet më të mira të bregdetit turk. Sikurse edhe viteve të kaluara sezonin e ka nisur me çmime promovuese dhe me oferta të shumëllojshme. Duke u nisur nga tash qytetarët e Kosovës mund t’i shfrytëzojnë ofertat promocionale të kompanisë “Eurokoha”, ku mund t’i kalojnë pushimet verore me çmime minimale

Kompania “Eurokoha” ka bërësot, në Prishtinë, prezantimin e ofertave turistike për bregdetin turk për vitin 2018, me çmime që mund t’i përballojë edhe standardi i kosovarëve. Ashtu edhe sikurse gjatë viteve të kaluara, kompania “Eurokoha” edhe këtë vit për klientët e saj ka siguruar aranzhmane në hotelet më të mira të bregdetit turk. Sezonin e ka nisur me çmime promovuese dhe oferta të shumëllojshme. Duke u nisur nga tash qytetarët e Kosovës mund t’i rezervojnë ofertat promocionale të kompanisë “Eurokoha”, ku mund t’i kalojnë pushimet verore me çmime minimale.

Para të pranishmëve të shumtë presidenti i kompanisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë qëndruar besnikë kompanisë së tij që nga viti 1994. Ai ka thënë se edhe sivjet kompania e tij ka përgatitur oferta të shumta nëpër hotele shumë të mira në bregdetin turk. Madje ai ka premtuar se nga viti që vjen  do të ketë edhe pushime nëpër destinacione të tjera, siç është Franca, Spanja, por edhe shtete tjera turistike.

“Faleminderit të gjithë të pranishmëve. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të kemi destinacione të tjera si Franca, Spanja, etj. Faleminderit për zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj, i cili është i pranishëm këtu me ne, për ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, por edhe për të gjithë ata që janë të pranishëm këtu me ne”, ka thënë Ejupi para të pranishmëve.

Pas prezantimit të ofertave për disponimin e të pranishmëve është kujdesur këngëtari i mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha, Sinan Vllasalihu, si dhe Afrim Muqiqi.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image