'Qendra e Bizneseve' në Suharekë në përkrahje të komunës për pastrimin e ambientit

Ekonomia April 19, 2018 - 16:02
Lexo detajet

Komuna e Suharekës sot ka filluar aksionin për pastrimin e ambientit cep më cep të territorit të saj, që po organizohet për nderë të "Ditës së tokës", 22 prillit.

Të enjten, aksioni për pastrimin e mbeturinave është mbajtur nën organizimin e Qendrës së Bizneseve në Suharekë.

"Qendra e Bizneseve" i ka dalë në ndihmë komunës së Suharekës, duke marr pjesë në pastrimin e mbeturinave të ngurta, për largimin e deponive ilegale.

Sot gjatë tërë ditës, bizneset e Suharekës, kanë dalë në pastrimin e deponive ilegale në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, kryetari i "Qendrës së Bizneseve", Shaqir Palushi dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albulena Reshitaj, ministri kjo që po e përkrahë nismën e Komunës së Suharekës kanë asistuar në fillimin e pastrimit të deponive Ilegale.

Aksioni do të vazhdoj edhe me 20.04.2018 ku do të bëhet largimi i të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës sonë.

Në këtë aksion do të marrin pjesë mbi 7000 qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, punëtorë shëndetësor OJQ, Shoqëri civile, kompani private etj. 

Image 
Image