Eurokoha merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit

Ekonomia April 19, 2018 - 13:31
Ai po mbahet në Sallën 1 Tetori në Prishtinë

Agjencioni turistik “Eurokoha”, i cili është njëherësh edhe njëri ndër agjencionet më të mëdha të vendit, është duke marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, shkruan zeri.info.

Ky është edicioni i 15-të i këtij panairi dhe po mbahet në Sallën 1 Tetori në Prishtinë. Eventi në fjalë mbetët platforma kryesore e rritjes së biznesit, pozicionimit të tij në industri, si dhe takimit më klientë të mundshëm dhe partnerë të rinjë.

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse, transmeton Zeri.info.

“Eurokoha” po prezenton aty disa prej paketave kur përfshihen aranzhmane dhe udhëtime më mundësi të shumta./Zëri