Gëzuar për “pushtimin” ekonomik të Serbisë!

Ekonomia April 18, 2018 - 15:21
Enver Hoxhaj, “cakërron” gotat me raki të ftoit nga Serbia me Çadezin!

Shtatëdhjetë kompani serbe po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2018”, të cilave po i prinë kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez.

Në këtë panair ka qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili i ka “cakërruar” gotat me raki të ftoit nga Serbia me Çadezin, raporton portali “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Gërxhaliu: Biznesmenët po e ndajnë politikën nga ekonomia

Në këtë panair  që është i përvitshëm në Kosovë për herë të parë kompanitë serbe po prezantohen me numër kaq të madh dhe flamurin shtetëror të Serbisë.

Vet presidenti Aleksandër Vuçiq ka kërkuar javë më parë nga kompanitë serbe të marrin pjesë në numër sa më të madh në panairin e Prishtinës.

Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, raporton ‘Zëri.info”.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image