Hasani: Zhvillimi ekonomik arrihet me partneritet

Ekonomia April 18, 2018 - 11:55
Lexo detajet

Në hapjen e panairit të përgjithshëm "Prishtina 2018", i pranishëm ishte edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Hasani tha se ky panair do të shërbej si urë lidhëse mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja, raporton “Zëri. Info”.

LEXO EDHE: Gërxhaliu: Biznesmenët po e ndajnë politikën nga ekonomia

"Panairi është mundësi e mirë do të shërbej si urëlidhëse mes kompanive tona dhe të huaja. Kompanitë të shfrytëzojnë mundësinë që iu jep ky panair. Zhvillimi ekonomik arrihet përmes partneritetit.  Ne ju sigurojmë bizneseve tona gjithnjë duke respektuar MSA në e Cefta-në do ti luftojmë konkurrencën jo të barabartë. Do të trajtojmë barrierat me te cilat po ballafaqohen bizneset tona", ka deklaruar Hasani./Zëri/