Gërxhaliu: Biznesmenët po e ndajnë politikën nga ekonomia

Ekonomia April 18, 2018 - 11:34
Lexo detajet

Panairi ndërkombëtar "Prishtina 2018", i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ka mbledhur bashkë në një vend prodhuesit shqiptarë e serb, raporton “Zëri.info”.

Rreth 50 për qind të kompanive serbe janë duke ekspozuar produktet e tyre në tregun kosovar.

Përfaqësues të bizneseve në vend po thonë se nuk i pengon pjesëmarrja e shtuar e këtyre kompanive, meqenëse duan që një ditë edhe atyre t'iu ofrohet mundësia për të promovuar produktet e tyre në Serbi.

Në hapjen zyrtare të këtij panairi organizatori dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se këto biznese kanë guximin të ndajnë politikën prej ekonomisë.

"Është e vërtetë se agjenda politike i ka lënë në hije aktivitetet ekonomike. Kjo pamje madhështore i jep ekonomisë një pamje më të ndryshme me garancë që ekonomia të plotësoj proceset integruese. Kemi numër të madh të kompanive të vendeve të rajonit. Këtë panair e bën të veçse të instituteve që merren me edukim dhe arsimim. Kjo pamje sot flet më shumë se 100 fjalë. Janë këta biznesmenë që kanë guximin të ndajnë politikën prej ekonomisë.  Si mund të kemi integrime evropiane vetëm nga aspekti politik", ka thënë Gërxhaliu në hapjen solemne të panairit, raporton tutje “Zëri.info”.

LEXO EDHE: 70 kompani serbe “pushtojnë” panairin “Prishtina 2018”

Ai ka treguar se ky prezantim para publikut mund të jetë adresimi i fundit, pasi në Odën Ekonomike të Kosovës do të organizohen zgjedhje të reja.

Ndërsa për mediat të cilat thotë se e kanë kritikuar ka zgjedhur një thënie të Krishtit:  "Falni Zot se nuk e kanë ditë çka kanë bë", përfundoi fjalimin Gërxhaliu. /Zëri/