Ekonomia

Më shumë se 98% e zyrtarëve të lartë publik kanë deklaruar pasurinë

Më shumë se 98% e zyrtarëve të lartë publik kanë deklaruar pasurinë
15 prill 2018 • 16 : 54

Lexo detajet

Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4,737, prej të cilëve 4,651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë apo 98.18 për qind. Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Po ashtu, njoftohet se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv. /Telegrafi/

© zëri.info