Ekonomia

Haradinaj: Deri në vitin 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë

Haradinaj: Deri në vitin 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë
15 prill 2018 • 15 : 29

Ja çfarë ka thënë tjetër ai

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se deri në vitin 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë dhe tërë infrastruktura rrugore e Kosovës do të jetë e përmbyllur. Këtë e ka thënë gjatë ditës së sotme në përurimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Hapja e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, filloi aty ku u zhvillua beteja heroike e Zhegocit. Kur kujtojmë e nderojmë luftëtarët e martirët që ranë, që ky vend dhe këto udhë të jenë të lira e në shërbim të jetës, këtij emocioni sot i bashkojmë edhe ndjenjën e një arritjeje”, shkruan Kryeministri, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: Haradinaj për autostradën e re: Po bëhet më afër edhe Presheva me Prishtinën

Ai thotë se si Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët.

Ramush Haradiaj, mori pjesë në 19-vjetorin e Betejes së Zhegocit dhe bëri homazhe te lapidari i dëshmorëve të rënë në këtë betejë.

Përkitazi në nderim të të rënëve nga kjo betesë, sot nisën edhe punimet për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, në të cilën Kryeministri Haradinaj mbajti edhe një fjalë rasti. 

 

© zëri.info