Realizohet kërkesa e deputetit Labinot Tahiri

Ekonomia April 10, 2018 - 17:19
Ja për çka bëhet fjalë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se rrugët në Babush, Tërrn, Luboc, Koshare dhe Slivovë, do të rindërtohen shumë shpejt.

Këtë premtim Lekaj ia kishte dhënë deputetit të AKR-së, Labinot Tahiri në nëntor të vitit të kaluar, por për shumë arsye këto punime që kapin vlerën e 3 milion eurove janë shtyrë.

Postimi i plotë i Lekajt:

Rruga Babush, Tërn, Luboc, Koshare dhe Slivovë do të rindërtohet shumë shpejt.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një vizite në Ferizaj, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, jemi takuar më banorët e fshatit Tërn dhe bashkë me ta, e kemi vizituar rrugën, Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, e cila kushton rreth 3 milion euro.

Në prani të Deputetit Tahiri dhe të banorëve të këtyre fshatrave kemi premtuar se ketë rrugë, të konsideruar si me e dëmtuara (e deformuara) në Kosovë, do ta rregullojmë në afatin me të shpejt të mundshëm.

Procedurat e tenderimit për të njëjtën kanë filluar e janë anuluar disa herë, tani pasi i kemi të gjitha informatat, i kemi marr të gjitha masat e nevojshme, e konform ligjit kemi arritur që të njëjtën ta përgatisim dhe do ta rishpallim për ofertim nga Operatorët Ekonomik shumë shpejt, pra është çështje ditësh.

Do të jemi shumë të vëmendshëm që procedurat të zhvillohen konform ligjit dhe projekti në fjalë të fillojë së materializuari.

E kemi thënë që nga fillimi se, gjendjen të cilën e kemi trashëguar në raport më projektet infrastrukturore, nuk ka qenë më e mira dhe prandaj shumë nga to edhe janë stërzgjatur, por mbajmë fjalën e dhënë se të njëjtat do të rregullohen dhe në rastin konkret, fshatrat, Tërn, Luboc, Koshare dhe Slivovë do të bëhen më rrugën e tyre të re.Image