Haradinaj: Marrëdhënia me BERZH-in e suksesshme

Ekonomia April 06, 2018 - 13:21
E Fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po merr pjesë në takimin trepalësh mes Qeverisë BERZH-it dhe  -kryetarëve të komunave  tha se çmon marrëdhënien me BERZH-in ehe sipas tij projektet  nuk mbesin në pritje, por realizohen, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Ndalet prodhimi në Ferronikel, mbi 800 punëtorë ndërprejnë punën

"Secili projekt do ta gjejë dritën e vet.. këto projekte janë me rëndësi. Edhe ne si Qeveri do të jemi në shërbimin e projekteve tuaja. Kosova e çmon këtë marrëdhënie. Një marrëdhënie e tillë është garanci. Ju i identifikoni projektet, qeveria merr garancat. Projektet nuk presin por ndodhin sot. Kosova e sanon minusin buxhetor që ndodh nga këto projekte në një periudhë të caktuar", tha ai.

LEXO EDHE: Kryetarët i tregojnë kryeministrit për problemet në komuna

Ndërsa shefi i zyrës së BERZH-it ne Prishtinë tha se ka pasur një takim të suksesshëm me zyrtarë nga Kosova muajin e kaluar në Samitin e Londrës./Zëri.