"Mishi me afat të skaduar nuk ka hyrë në Kosovë"

Ekonomia March 27, 2018 - 11:17

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit, Duda Balje duke folur për aferat e mishit të dyshimtë pas takimit ka thënë se mishi me afat të skaduar nuk ka arritur në Kosovë.

"Kemi marrë informata për mishin. Janë shkel të drejtat. Mishi paafat s'ka ardh në Kosovë por nga operatorët e biznesit. Ata që nuk i kanë respektu masat e pastërtisë. Ky institicion ka punu mirë por ka pak inspektorë", ka thënë Balje.

Të njejtat pretendime janë dhënë edhe nga kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci.

"Mishi është asgjësuar dhe nuk është lejuar në Kosovë, është asgjësuar në vendet tjera. Inspektorët do të transferohen nga niveli lokal në nivelin qëndror”, ka thënë shkurt Gjinovci.

Ndërsa,Balje ka premtuar se do të hartoj një listë për takim me operatorët e biznesit që kanë shitur mishin.

Takimi është zhvilluar vetëm nga kryetarja e këtij Komisioni Duda Balje dhe kryeshefi i AUV-it Valdet Gjinovci/ZERI