Aprovohet marrëveshja financiare IPA 2017

Ekonomia March 23, 2018 - 11:45
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Qeveria e Kosovës miratoi dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2017 mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton “Zëri.info”.   

Ministria e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se ky program konsiston me investime prej 48 milion euro nga Bashkimi Evropian.

"Pjesa e parë është finalizuar dhe presim vetëm miratimin e saj.

Kjo marrëveshje rregullon zbatimin e marrëveshjes financiare për IPA e cila përfshin 11 projekte. Në tërësi programi konsiston në investimin e 48 milionë euro nga BE-ja", tha ajo. Qeveria sot miratoi edhe 10 pikat tjera të rendit të ditës. /Zeri/