Haradinaj: Të gjendet fajtori për ndaljen e energjisë

Ekonomia March 23, 2018 - 11:22
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbledhjen e Qeverisë shprehi shqetësimin për ndërprerjen e energjisë elektrike, raporton "Zëri.info".

Haradinaj tha se duhet të gjetur fajtori për këtë ndërprerje.

"Ndërprerja e energjisë. Podujeva që dy ditë nuk ka rrymë. Ministri Lluka duhet të shohë se çfarë po ndodhë. Në kohë kaq të ftohtë me ndërprerje kaq të gjata duhet të gjendet fajtori. Është një temë e ndjeshme", tha ai.

Ndërsa me rastin e 24 marsit, ditës së nesërme, 19 vjetorit të bombardimeve të NATOS, Haradinaj në fillim të mbledhjes falënderoi NATON, për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.

"Falënderoj NATON. Populli i Kosovës është mirënjohës për përkrahjen që i ka dhënë NATO",  tha ai. /Zeri.