Paralajmërohet shpronësimi i 45 hektarëve të Aeroportit të Gjakovës

Ekonomia March 22, 2018 - 10:53
Lexo detajet

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur të mërkurën në vizitë ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka.

Kryetari Gjini dhe ministri Lluka kanë biseduar për hapat që duhen të ndërmerren për riaktivizimin e Aeroportit të Gjakovës.

Ndërkaq ministri Lluka ka bërë të ditur se është dakorduar me kryetarin Gjini që Qeveria e Kosovës të fillojë shumë shpejt procedurat për aktivizimin e Aeroportit. Ai ka bërë të ditur se ministria që ai drejton, deri në fund të muajit prill, do të ndërmarrë të gjitha hapat dhe në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave dhe atë të Ambientit e Planifikimit Hapësinor të fillojë procedurat për shpronësimin e rreth 45 hektarëve tokës,ku është ndërtuar Aeroporti i Gjakovës.