Lluka: Shpërndarja e skemave sociale përmes postës do të ndihmoj këtë ndërmarrje

Ekonomia March 19, 2018 - 12:54

Pas raportimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për ndërmarrjen "Trepça", ka filluar diskutimi për  "Postën".

Ministri Lluka, ndër të tjera ka bërë një pasqyrim të gjendjes financiare në Postë. Derisa, ka përmendur shpërndarjen  e skemave sociale përmes postës që do të ndihmonte postën të rris të hyrat, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Lluka: Në prill do ta kemi funksional Bordin e Trepçës

"Në vitin 2017, ka pasur humbje 1.8 milionë euro. Momentalisht Posta ka 1 mijë e 20 punëtorë. Vazhdon të ketë sfida. Skemat sociale të shpërndahen përmes postës që do t"i ndihmonte postës të rriste inkasimin" ka thënë Lluka gjatë raportimit.

 Lluka ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e shpenzimeve operative, shkojnë për paga që e ka vlerësuar si shumë të lartë.

LEXO EDHE: Lluka: Trepça dhe Posta nuk e kanë të njëjtin statut

"Kemi ndaluar dhënien e bonuseve, shpenzimet e paarsyeshme. Sa i përket shpenzimeve operative, 90 për qind janë paga është tej mase. Posta e ka pagën mesatare 850 euro.  Posta ka më shumë pika se banka e lehtëson shpërndarjen e skemave", ka shtuar ndër të tjera ministri. /Zëri.