Lluka: Trepça dhe Posta nuk e kanë të njëjtin statut

Ekonomia March 19, 2018 - 12:24

Anëtari i  Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nga Nisma, Bilall Sherifi, e ka pyetur ministrin Lluka se pse nuk është vepruar njëjtë me drejtorin e telekomit, Agron Mustafën si me ish--drejtorin e "Trepçës", Ahmet Tmavën për vazhdimin e mandatit, raporton “Zëri.info”.

Lluka ka thënë se Trepça nuk e ka statutin e njëjtë si Telekomi.

"Telekomi është ndërmarrje publike dhe e kemi Komisionin Ndërministror që e mbikëqyr Telekomi. Trepça nuk është në të njëjtin statut. Nuk jemi aksionar Trepça nuk ka statut të definuar" , ka thënë Lluka.

Ndryshe, javën e kaluar gazeta “Zëri” kishte raportuar për standardet e dyfishta që ministri kishte përdorur në dy rastet. /ZERI