Nga e hëna derivatet e naftës me çmime të reja

Ekonomia March 17, 2018 - 15:06

Në fillim të javës pritet vendimi për çmime të reja të karburantëve në Maqedoni Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburantëve, me çka dizeli e kaloi çmimin mbi 60 denarë për litër dhe dy vendimeve të fundit për uljen e çmimeve, ditën e hënë pritet sjellja e vendimit për çmime të reja të karburantëve në Maqedoni.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) duhet të bëjë korrigjimin e ri të çmimeve për shitje në pakicë të derivateve të naftës, që do të vlejë nga dita e hënë. Gjatë ndryshimit të fundit të çmimeve, dizeli u shtrenjtua për 1 denarë dhe mban çmimin prej 58 denarë për litër.

Eurosuper BS-98 pësoi shtrenjtim prej gjysmë denari dhe kushton 67,5 denarë për litër, çmimi i Eurosuper BS-95 mbeti i njejtë dhe kushton 65,5 denarë për litër. Me këtë vendim u rritën edhe çmimet e mazutit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Këtë korrigjim të çmimit KRRE e arsyeton me çmimin e shtrenjtuar të naftës për 2,2 për qind dhe me kursin 0,04 më të ulët të denarit në krahasim me dollarin.