Korrupsioni sfidë kryesore për bizneset

Ekonomia March 13, 2018 - 10:58

98 për qind të bizneseve e shohin korrupsionin si sfidë për të zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kështu u bë e ditur në prezantimin e raportit të publikuar nga Oda Amerikane e Kosovës.

Visar Hafqiu udhëheqës i institutit për Hulumtime Ekonomike të Odës Amerikane, në prezantimin e raportit ka përmendur sfidat kryesore të bizneseve, raporton Zeri.Info.

"Kur janë pyetur bizneset se si i shohin sfidat. Sfida kryesore ka qenë sistemi ligjor joefikas. Sfida e dyta prania e lartë e korrupsionit. Bizneset janë pyetur sa e shohin korrupsionin si problem. 98 për qind e shohin korrupsionin si problem të madh në vend. A ekziston korrupsioni në nivel sporadik ose sistematik. Rezultati është dekurajues 75 për qind kanë deklaruar se korrupsioni është sistematik. Pjesa më e madhe mendojnë se shkalla e korrupsionit ka vlerësuar se ka mbetur në shkallë të njëjtë", ka thënë Hafqiu duke prezantuar të gjeturat e raportit.

Sipas rezultateve faktorët që mundësojnë korrupsionin janë sistemi joefikas i ligjit, mungesa e vullnetit politik.

Llojet më të shprehura të  korrupsionit u tha se janë nepotizmi dhe klientelizmi, ndërsa lloji më i shpeshtë i korrupsionit, keqpërdorimi i pasurisë publike.

Në anën tjetër ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, premtoi  partneritet mes ministrisë që drejton dhe sektorit privat.

"Sektori privat pritet të jetë gjeneruesi më i mirë i të mirave materiale. Është i nevojshëm një shtet ligjor. Në Kosovë korrupsioni, mitoja shkelësit e ligjit i përdorin për të shkelur parimin me të cilin funksionon demokracia. Angazhohemi që të përdorim politika legjislative. Kodi penal i cili do të miratohet ka rritur masat e ndëshkimit. Një risi është suspendimi nga puna e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion. Këto ligje definojnë qartë rolin e secilit akter. 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Këto ligje duhet t iu shërbejnë të gjithëve. Thërras për partneritet mes sektorit privat dhe Ministrisë së Drejtësisë. Gjithë hapat që i kemi marrë nuk presim të japin rezultatet brenda ditës. Jam i bindur se në një të ardhme do të japin rezultate", është shprehur Tahiri, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli ka treguar për monitorimet të aktiviteteve të prokurimit. Derisa ka treguar se shpesh operatorët mundohen t'i vënë në lajthitje institucionet.

"AKK ka hartuar draftin për deklarimin e pasurisë dhe konflikti i interesit ka kaluar në leximi  e parë. Jemi në fazën e rishikimit të Agjencisë. 1/3 ta e buxhetit shkon në prokurim. Kemi monitoruar numër të madh të aktiviteteve të prokurimit. Ne mundohemi që përzgjedhjet t'i bëjmë në nivel lokal dhe qendror Autoritetet kontraktuese nuk e dinë se kur shkojmë për t'i hetuar këto aktivitete. Kemi hasur në numër të madh të shkeljeve të ligjit të prokurimit publik. Agjencia u mundu t'iu dal në ndihmë operatorëve që të ndalohet korrupsioni. Ka situata kur as operatorët nuk janë shumë serioz mundohen t i vënë institucionet në lajthitje", është shprehur Havolli. /Zëri.Info/

Image

Image