Lluka: Tmava, nuk ka dhënë dorëheqje nën presion

Ekonomia March 12, 2018 - 16:25

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një konferencë për medie, i ka demantuar deklaratat e drejtorit të Trepçës Ahmet Tmavës, se ka dhënë dorëheqje nën presionin e tij.

Lluka ka thënë se një drejtor që i ka skaduar mandati nuk do duhej të dilte në zyre, raporton “Zeri. Info”.

"Një drejtor që i ka skaduar afati nuk do të duhej të dilte në zyre. Nuk e di se çfarë konsiderohet presion. E vetmja kërkesë e drejtorit ka qenë të autorizohet për shpenzimet që i bën Trepça. Është autorizuar drejtori i Financave. E kemi diskutuar në komitet mundësinë e rregullimit të kësaj situate.

Lluka ka folur edhe për krijimin e bordit të Trepçës, për të cilin ka premtuar se do të filloj në muajin prill

"Trepça nuk është shoqëri aksionare jemi në proces të zgjedhjes së bordit. Kemi vendosur të mos marrim ndonjë vendim. Kemi dhënë më shumë presion që të kemi një bord aktiv. Pres që në muajin prill ta kemi bordin e Trepçës. Trepça është më e ndërlikuar se ndërmarrjet tjera publike. Konsultimet kanë qenë ta inkuadrojmë si një tërësi si shoqëri aksionare", ka shtuar Lluka. /ZERI