Ligji për vjetërsinë e veturave ndikon tek importuesit në Kosovë

Ekonomia March 10, 2018 - 18:58

Që nga hyrja në fuqi me 1 janar 2018 të ligjit për lejimin e importimit të veturave më të reja se 10 vite, dogana për dy muajt e parë të këtij viti ka zhdoganuar 511 vetura në vlerë rreth 8 milion euro.

Por ashtu edhe siç parashihej ligji për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vite, ka përgjysmuar importin e automjeteve të përdorura në 50 për qind, apo 1500 copë më pak krahasuar me periudhën e njëjtë vitit e kaluar sa ishin importuar, 3000 të tilla.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se numri i veturave të përdorura ka shënuar një ulje në krahasim me vitin e kaluar. Por në anën tjetër ka shënuar rritje ose dyfishim të importit të veturave të reja.

“Po gjate dy muajve te pare janar she shkurt veturat e reja janë 511 cope me vlere rreth 8 milion euro, që paraqet një rritje ne krahasim me vinin e kaluar, rritje respektivisht dyfishim ne krahasim me vitin e kaluar. Kurse automjete te përdorura ka një ulje në import për 50% krahasuar me vitin e kaluar që kishim 3000 cope derisa tani kemi vetëm rreth 1500 copë”, ka thënë Stavileci.

Ndryshe më 27 qershor kishte hyrë në fuqi ligji i ri për automjete, i cili parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave.

Nga janari i këtij viti askush nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vjet. Ligji i ri për automjete ka sjellë ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve. /Indeksonline/