Ekonomia

Alarmon ministri Hamza: Rezervat shtetërore po shkojnë drejt fundit

Alarmon ministri Hamza: Rezervat shtetërore po shkojnë drejt fundit
09 mars 2018 • 11 : 20

Ministri i Finacave, Bedri Hamza ka alarmuar kabinetin qeveritarë lidhur me shpenzimin enorm të rezervave shtetore.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hamza tha se rezervat janë drejt fundit. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë që kërkesat buxhetore t’i paraqesin nëpër ministri, shkruan Insajderi.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.

Vetëm sot nga rezervat, u ndanë 500 mijë euro për të shënuar vitin e Skendërbeut, për aktivitetet që do të shënojnë 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit. 

© zëri.info