Serbia i bën reklamë të madhe Kosovës në panairin e turizmit

Ekonomia March 06, 2018 - 13:38

Serbia i ka bërë një reklamë voluminoze Kosovës në Panairin e turizmit, duke përmendur disa nga viset më të bukura të shtetit të Kosovës, që siç duket, po i tërheq edhe ata.

Sipas tyre, shkaku kryesor për ngecjen e zhvillimit të turizimit deri më tani në Kosovë, ishte situata e ndjeshme e sigurisë në vend.

Megjithatë, theksohet aty, ka shumë të tillë, që në panairin e tregtisë vendosën të rezervojnë në disa nga ofertat për vizitë në Kosovë, me theks të veqantë monumentet kulturore dhe historike, si dhe ski qendrën në Brezovicë.

Sipas serbëve, çmimet në Brezovicë janë më të volitshme se në çdo ski qendër tjetër në Serbi.

“Në ofertën tonë, ne tentojmë të marrim sa më shumë serbë që të vijnë dhe të vizitojnë Brezovicën , mirëpo interesi është shumë i vogël” thotë Davor Gavranociq nga një organizatë serbe për turizëm, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe situata e sigurisë pas vrasjes së lideri të SDP-së, Oliver Ivanoviq, po shihet si një pikë referimi e serbëve që po refuzojnë dhe po frikësohen të vijnë në Kosovë, për shkak të një situate të ndjeshme të sigurisë, thuhet nga organizatorët.

Mirëpo, duket se ski qendra e Brezovicës nuk po e vuan aspak mungesën e turistëve serb, pasi që aty kanë arritur edhe vizitorë nga shteti i Kinës, e shumica nga këta turistë që gjatë ditës frekuentojnë këtë ski qendër janë Shqiptarë.Image

Gjithashtu, një faqe në internet e titulluar “aventurat serbe” e cila i ofron të interesuarve mundësinë për një udhëtim siç thuhet aty, interesant dhe e cilësuar si një aventurë e vërtetë, ku përfshihen tri netë dhe dy ditë udhëtim dhe akomodim në Kosovë.

Këta turistë serbë në kuadër të këtij udhëtimi dhe akomodimi, vizitojnë Manastiret serbe, fshatrat serbe, Prizrenin, Prishtinën dhe monumentet kulturore dhe historike në vend.

Nga Prishtina e Prizreni, serbët dalin në Zubin Potok, duke e cilësuar si një qytet me rritje të numrit të turistëve, me aktivitete të shumta që përfshijnë ngjitjen ne male, peshkimin e çiklizmin malor, si të tilla që po tërheqin shumë serbë drejt shtetit të Kosovës.Image

Panairi serb i turizimit shpalos edhe lehtësirat që një serb ka për të vizituar Kosovën.

“Në Kosovë mundë të udhëtohet vetëm me letërnjoftim, monedha aktuale është euro, ndërkaq në pjesën veriore mund të paguhet me euro dhe dinar, e akomodimi në këto vende mund të sigurohet në uefaqet e specializuara për këtë punë” thuhet aty.

“Janë qindra apartamente në Prishtinë ku çmimet variojnë prej 12 deri në 20 euro. Akomodime të tjera të njëjta mund të gjesh edhe në Pejë, Prizren e Gjakovë. Akomodimet në Hotele janë më të shtrenjta dhe variojnë nga 25 euro e lartë” thuhet aty.

Ndryshe, panairi serb i turizmi është një panair ku organizatorë të ndryshëm shpalosin ofertat e tyre konkurrente për vizita të ndryshme në vendet e Ballkanit apo në Evropë.

E ndërkaq nga organizatorë vlerësohet se cilat vende janë më me interes për tu vizituar, nga serbët po vlerësohet se Kosova ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, çmime të volitshme, e shërbim cilësor.

Image
Image
Image