Haradinaj në Samitin e Londrës prezanton mbi 30 projekte

Ekonomia February 25, 2018 - 13:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e Londrës, i organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Haradinaj në këtë Samit do të prezantojë mbi 30 projekte nga komuna të ndryshme të Kosovës, por edhe projekte rajonale në vlerë rreth 600 milionë euro, njofton Telegrafi.

Përveç kësaj, në margjinat e samitit, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të lartë britanikë.

Ndryshe, mediat serbe të Beogradit, sot kanë raportuar se në Samitin e Londrës, në vend të kryeministrit Haradinaj, kishte udhëtuar zv/kryeministri Dalibor Jevtiq. /Telegrafi/