Nuk ndryshon traseja e autostradës Prishtinë-Gjilan

Ekonomia February 23, 2018 - 14:33

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një konferencë urgjente të thirrur për media ka thënë që ka qenë kërkesë e popullatës dhe bizneseve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Kadriu tha se në këtë mënyrë kanë shpëtuar edhe buxhetin e Kosovës, pasi që tani kostoja e ndërtimit të kësaj autostrade është për 12 milion euro më e lirë, raporton "Zëri.info".

"Në aspektin politik ne si MTI kemi dashtë që çdo kush qa ka interesa të veta personale të mos ndikojnë në shtrimin e infrastrukturës. Ne e keni gjet në një pozicion përgjysmë kemi marrë masa për arsye se autostrada e Gjilanit ka qenë e nevojshme dhe e kanë kërkuar popullata e bizneset. Kemi bërë përpjekje maksimale dhe kemi filluar edhe me punën dhe me një shumë më minimale", ka thënë Kadriu

LEXO EDHE: Pacolli kundërshton ndërrimin e trasesë së autostradës

Ai ka bërë të ditur se traseja e rrugës nuk do të ndryshohet por do të mbetet e njëjta si dhe këto punime do të fillojmë në mars të këtij viti.

"Gjatë muajit mars do të fillojmë punimet e kësaj autostrade", ka shtuar au.

Në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Begjet Pacollit në lidhje më këtë trase ai ka thënë që mund të bëj çfarë të dojë edhe nëse kjo do të kushtonte më largim nga koalicioni qeverisës.

“Janë zëra dashakeqë që nuk ia duan të mirën Anamoravës… Jemi zotuar që politika t’i largojë duart nga punimet që do t’i bëjmë. Kjo ndoshta i pengon dikujt por s’kemi çka bëjmë. Dëshirat e tij (Pacollit) munden me qenë për me ndryshu traseja, por ne nuk mund të kthehemi në pikën zero dhe Anamorava të mbesë pa autostradë”, tha ai.

Në lidhje me tenderin për këtë autostradë ai ka thënë që kjo është bërë në bazë të rregullave dhe ka fituar kompania e cila i ka plotësuar dhe që ka ofruar çmim më të lirë. /ZERI/