Kosova, shteti i 85-të më i korruptuar në botë

Ekonomia February 21, 2018 - 19:59
Ja cili vend i rajonit është më keq se Kosova

Në raportin e fundit të “Transparency International” përsa i përket perceptimit të korrupsionit, Kosova rënditet në vend të 85, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 91 (2017) në botë, nga e 83 në vitin e kaluar (2016) me plot 8 vende që janë kapëryer.

Më keq se ne është vetëm Maqedonia në vend të 107 dhe Bosnja, në vend 91, raporton faktor.al

Në 2016, Kosova kishte një rënditje, ka qenë në vend të 95.

Në Barometrin Global të Korrupsionit shumica e qytetarëve gjithandej Evropës dhe Azisë Qendrore i shohin problemet me korrupsionin të ndërlidhura me politikën.

Në bazë të hulumtimit, deputetët e Parlamenteve shihen si më të korruptuarit dhe pas tyre vijinë zyrtarët e qeverive.

Edhe pse matjet kryesisht fokusohen në sektorët publik, ato shpesh interpretohen si matje që i atribuohen gjithë performancës së shtetit.

Bazuar në këtë indeks, notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e keqmenaxhimit të fondeve dhe pozitave publike, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Luftimi i korrupsionit në 2017 ka qenë një nga kushtet kryesore që bashkësia ndërkombëtare kishte vënë institucioneve të Kosovës për të ecur drejt integrimit në BE.

Image