Kërkohet ndërrimi i politikave fiskale në vend

Ekonomia February 12, 2018 - 14:05

Oda Ekonomike Amerikane, është duke mbajtur tryezë me temën  “Politikat fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”, ku po marrin pjesë panelistët: Bedri Hamza ministër i Financave, ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari-Lila e po ashtu edhe drejtori i doganave të  Kosovës, Bahri Berisha, raporton "Zeri.info'.

Sipas Bedri Hamzës, ministri i Financave është e rëndësishme të flitet për politikat fiskale në 10vjetorin e Pavarësisë për shkak se, sipas tij, ligjet kanë ndryshuar qysh nga viti 2009.

Image

“Kemi harmonizuar shumë ligje të cilat kanë ndikuar në politikat fiskale. Për tërheqje të investitorëve nuk kanë nevojë vetëm politikat fiskale, mirëpo edhe aspekte tjera si të sigurisë. Unë jam i përcaktuar për rritje ekonomike”, ka thënë Hamza, raporton “Zeri.info”

Hamza pohoi se reformat do të vazhdojnë edhe këtë vit. Ai tha se është e domosdoshme për bizneset që TVSh të mos paguhet në kufi, ndonëse nuk po e konsideron si proces të lehtë.

“Ne do të vazhdon me reforma dhe këtë vit, gjithçka çka është e mirë çka është e dobishme do të vazhdojmë me shty më tutje. Për këtë vit kemi fut në strategjinë legjislative koncept dokumentin edhe për ligjin për TVSh për tatim fitim të ardhurave në korporata ligjin për administratën tatimore. Jemi të përkushtuar që na të lëvizim në drejtimin e mbledhjes së TVSh në brendi është një proces jo i lehtë por e kanë bo edhe vendet e tjera e mundemi me bo edhe ne”.

Arian Zeka, drejtor në OEAK, tha se legjislacioni fiskal dhe doganor në vend ka qenë subjekt i disa ndryshimeve gjatë viteve të fundit, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të politikave politika fiskale që nxisin zhvillimin e sektorit privat, me theks të veçantë në sektorin e prodhimit.

“Vendimet janë marrë në shpërndarje kohore të tillë që kanë sjellë pak përfitime për prodhuesit, por jo sa është dashur të përfitojnë. Në korrik të vitit 2017 kemi vendime. Qeverisë për aprovimin e pakos fiskale 2.0 që qeveria nuk ia ka zbatuar asnjëherë, por qeveria ka marrë një vendim tjetër që kanë hyrë në fuqi nga janari i vitit 2018”, ka thënë Zeka.

Ish-minsitrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila,  ka thënë se politikat fiskale të një vendi paraqesin muskujt e një shteti socio-ekonomik si dhe sipas saj ajo çka i ka karakterizuar bizneset e  vendit ka qenë përpjekja për tu barazuar me vendet e rajonit.

“Përpjekja e vazhdueshme për barazi e bizneseve kosovare me ato të rajonit është ajo që i ka karakterizuar politikat fiskale të kësaj dekade në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.

Image

Sipas Kusari-Lilës bazat e politikës fiskale të Kosovës vijnë nga UNMIKU dhe këtë e sheh si disavantazh në rritjen e ekonomisë së Kosovës ndërsa disavantazh ajo sheh edhe mostabilizimin politik në vend.

“Mos krijimi i zonave ekonomike është dështimi i Kosovës në këtë dekadë. Stabilizimi politik mendoj duhet me qenë në rend të parë”, shtoi tutje ajo, raporton “Zeri.info”.

Avdullah Hoti, ish-ministër i Financave, thotë se hyrja në FMN ka ndikuar në stabilizimin e politikave fiskale.

“Sfidat në stabilizimin e politikave fiskale sipas tij janë: hetimi i luhatjeve në shpenzime, të ardhurat nga tatimet, investimet publike kapitale, rritja e shpenzimeve qeveritare”, ka thënë Hoti, raporton “Zeri.info”.

Rrezik për destabilizimin e politikave fiskale, Hoti i sheh politikat sociale dhe sipas tij, kjo është një sfidë serioze.

Në anën tjetër, drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, thotë se Doganat kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke treguar që janë mbi 250 milionë taksa nga politikat fiskale. 

Këtë ai e thotë bazuar në statistikat që i kanë nxjerrë nga të hyrat në Dogana, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu vlerëson edhe rolin e MSA-së duke treguar se kjo marrëveshje ka ndikuar në zvogëlimin e pagesës për hyrjen e mallrave nga BE-ja. Prezentë në këtë takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve të cilët edhe i kritikuan politikat fiskale dhe kërkuan ndryshim të tyre. /ZERI.

Image

Image