Punëtorët e KEK-ut vendosin të hyjnë në grevë

Ekonomia February 09, 2018 - 13:38

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ka marr vendim që me datën 16 të këtij muaji të hyjnë në grevë për rritje pagash.

Ky është njoftimi i tyre

Nga mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të SRKEK-ut më nr.05/2018 të mbajtur me datën:09/02/2018 dhe në bazë të ligjit për Greva është marrë vendim që të hyjmë në Grevë duke filluar nga data 16.02.2018 më fillim nga ora 10 me të gjithë anëtarët e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëmarrësit e tjerë të cilët dëshirojnë ta përkrahin GREVËN.
Greva do të mbahet neper vende të punës duke reduktuar prodhimin e megavateve në secilin bllok të Termocentraleve nga 25 MWA dhe mvarësisht prej situatës veprimet mund të radikalizohen si dhe ndalja e prodhimit në divizionin e qymyrit. 
Qëllimi i GREVËS është realizimi i kërkesës së punëtorëve të KEK-ut të parashtruara nga SRKEK-u më 01.05.2017 më Protestë,si dhe prapë kërkesës më shkrim 13.07.2017 të menaxhmenti dhe bordi i Kek-ut për ngritje te pagave nga 100€ në mënyrë lineare për të gjithë punëtorët e KEK-ut. 
Greva vazhdon deri në implementimin e kërkesave tona.

Kryetari: Rafet Osman

Image