Kalon vendimi i Qeverisë për Pallatin e Rinisë

Ekonomia February 07, 2018 - 11:56

Me shumë polemika, deputetët e Kuvendit të Kosovës që janë pjesë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik e kanë proceduar tutje vendimin e Qeverisë për Pallatin e Rinisë, raporton 'Zëri.info'. 

Kundër doli vetëm Kryesuesja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, e cila tha se ka shumë paqartësi rreth këtij vendimi.

LEXO EDHE: Hasani rrëfehet për emërimin e jashtëligjshëm të sekretarit të MTI-së

Ky vendim ishte bllokuar që dy javë në këtë komision.

Me vendimin të Qeverisë, Pallati i Rinisë pritet t’i kalojë në kompetencë Komunës së Prishtinës. Deri tani kjo ndërmarrje ka qenë në kuadër të AKP-së. /Zëri/